Valoni dhe Miri për Rezin

Friday, March 12th, 2010 | Lajme with No Comments »

Valoni dhe Jetmiri kanë dalë për të biseduar në kopësht pasi Valoni i ka kërkuar t’i thotë diçka Jetmirit dhe Rezit. Jetmiri e pyet nëse Valoni mendon që Rezi po vepron gabim dhe Valoni përgjigjet që nuk e ka thënë këtë. Jetmiri thotë që ai nuk e ka detyruar Rezin të bëjë ndonjë gjë dhe ajo është e aftë vetë të vendosë se çfarë duhet të bëjë. Valoni pohon se dashuria nuk ka kufi dhe disa gjëra nuk i kontrollon dot. Jetmiri i thotë që nuk kanë pse të kontrollohen kur janë duke jetuar jetën ashtu siç i vjen. Valoni dhe Miri thonë njëzëri që banorët e tjerë nuk po veprojnë ashtu siç e ndjejnë dhe po shtriren. Jetmiri shprehet se ai dhe Rezi u paragjykuan sepse bënë atë që ndjenin. Jetmiri thotë se të gjithë shtriren të jenë ata që nuk janë në të vërtetë. Duke qënë se aty ka ardhur dhe Kika, Valoni thotë me shaka që Kika mundohet të jetë djalë i mirë, por nuk është. Jetmiri përgjigjet që për moshën që ka është i zgjuar. Ata shprehen që i ka marrë malli për familjarët, por nuk duan t’i mendojnë pasi do të ndihen keq. Më pas Jetmiri thotë që i vjen keq për Rezin sepse çfardo veprimi të bëjë ajo, kanë tendencën t’a shikojnë si armik. Së fundmi ata flasin për tema fetare dhe besimet që kanë secili prej tyre. Share on Facebook

See original here:
Valoni dhe Miri për Rezin

Popularity: unranked [?]


Leave a Comment

Powered by Yahoo! Answers