Neda dhe Ogreni: Fituam dashurinë

Thursday, January 26th, 2012 | Big Brother, Lajme with No Comments »

Çifti i dalë nga Big Brother, një vit më pas. Vendimi për bashkëjetesë dhe projektet për të shkruar një libër të dytë mbi eksperiencën në Big Brother dhe sekretet e tij. Jeta pas spektaklit, ambicjet në median e shkruar dhe komentet pro dhe kundër që Nedën dhe Ogrenin i shoqërojnë edhe tani që gjithçka ka marrë fund. Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e çiftit të dalë nga Big Brother një vit më pas. Neda Karafili dhe Ogren Balluku e shtyjnë po njësoj ditën së bashku dhe i gëzohen, siç thonë, të lumtur lidhjes që lindi nën survejimin e pandërprerë të kamerave. Ndonëse intensiteti i mediave karshi lojtarëve të edicionit të fundit të Big Brother Albania ka rënë me kalimin e muajve, Neda dhe Ogreni kohë më kohë janë shfaqur nëpër faqet e shtypit rozë, dhe jo vetëm. Interesi për ta lidhej me fatin se si do të shkonte historia e tyre dhe ata që kishin vënë bast se ajo e tyrja nuk ishte tjetër veçse një strategji për të fituar, duket se kanë dalë të humbur. Vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre dhe meqë tani dëshirën e kanë të rrinë bashkë përgjatë 24 orëve, në planet e afërta kanë bashkëjetesën, çka paralajmëron me vonë edhe lajme të tjera kurorëzimi zyrtar të kësaj dashurie. Dhe nuk merr fund me kaq. Pas trullosjes së parë, përballë një realiteti të ndryshëm nga loja mbyllur në shtëpi, Neda e ka filluar jetën aty ku e kishte lënë ditën që hyri në spektaklin e Vëllait të Madh. Ndjek studimet për filozofi dhe këto muaj i ka të ngarkuar me provime, meqë është në vigjilje të diplomimit. Dhjetorin e shkuar promovoi librin e saj të parë, “realizim i një ëndrre” dhe po nxiton të shkruajë një tjetër për ta pasur gati në panairin e librit të këtij viti. Nëse tek i pari, i titulluar “Archea” – i shkruar sidomos në periudhën pas Big Brother – 21 vjeçarja nga Kavaja ka përmbledhur 71 proza në të cilat ka derdhur emocionet e veta, probleme të lidhura  me të dhe familjen, në këtë të dytin do t’i rikthehet fenomenit dhe eksperiencës Big Brother. Ka lidhur kontakte me shtypin e shkruar, është e pranishme në një të përjavshme dhe tregon se ka plane afatgjata me këtë të fundit. Ndërkaq nga ana tjetër Ogreni, 27 vjeç i diplomuar për marketing në fakultetin e Ekonomisë, ka filluar punë në një ndërmarrje të huaj dhe sidomos këto kohë po i bën hyzmetin lidhjes me Nedën, jo vetëm emocionalisht. Tregojnë se libri “Archea” është pritur aq mirë sa ka lindur nevoja e ribotimit dhe me anët teknike të kësaj pune dhe sidomos menaxhimin e tij në treg është marrë Ogreni. Përgjatë 24 orëshit të një dite ndahen vetëm gjatë pjesës së parë, kur Neda rend për në shkollë, ndërsa Ogreni për në zyrë. Pjesa tjetër është bashkë. Pasdite me miqtë ose në shtëpi dhe mbrëmja vonë të lidhur virtualisht deri ditën kur të zgjedhin shtëpinë ku do të jetojnë bashkë. Gjithçka shkon për mrekulli pra. Vështirësitë e fillimit, kur u përballën me botën reale dhe provën e vërtetë që një çift duhet të kalojë i përfshirë në vorbullën e saj, kanë kaluar, ndaj dhe çifti tregon me qejf dhe hapur atë çka gjeti pas puntatës së fundit të reality show-t, duke bekuar këtë të fundit për fatin e mirë që u solli në derë dhe duke u betuar se nëse koha do të kthehej mbrapa do të bënin të njëjtat gjëra dhe do të merrnin të njëjta vendime. “Pas eksperiencës së BB, ndihem më e rritur e kam mësuar të njoh veten time më shumë e të tjeret gjithashtu”, thotë Neda. “Eksperienca në BB, më vinte gjithnjë përpara zgjedhjeve dhe vendimeve e kjo të bën të kuptosh se çfarë kërkon dhe sidomos se çfarë dëshiron ose nuk dëshiron në jetën tënde. Mirëpo, arsyeja numër një se pse ndihem dhe e konsideroj veten të fituar është historia ime e dashurisë me Ogrenin, e cila rritet çdo ditë e më shumë e mua më fal një lumturi të pafund”. Ogreni është ajo çka i dhuroi Big Brother me pak fjalë, pa përmendur edhe diçka tjetër që duket se studentja e filozofisë e ka fort për zemër. “Tashmë jam pjesë e medias së shkruar dhe kam aspirata e synime të forta për këtë aspekt”, shton. Nuk ka shumë kohë që ka filluar të vërë emrin mbi rubrikat e saj në një gazetë të fundjavës, me tematika të ndryshme sociale dhe kulturore dhe i ka hyrë bisedimeve me një të dytë, të përditshme, për të bërë shkrime të tjera aty. “Synimi im është të jem gjithmonë pjesë e medias së shkruar dhe pse jo edhe më gjerë se kaq”. Sa për historinë e dashurisë duket se tani ndihen më të sigurtë të flasin për të, meqë fillimi, siç edhe për të tjerët, i ka kaluar disa prova. “Nuk mohoj faktin që në fillim e gjetëm paksa të vështirë të përshtateshim, sepse kemi pak a shumë të njëjtin  temperament, pavarësisht se natyrat i kemi krejtësisht të kundërta. Por të them me bindje, se kur është dashuria në një marrëdhënie, ajo marrëdhënie i mund të gjitha dhe del gjithnjë fitimtare”. Një “problem” të vogël e kanë megjithatë: momentin e ndarjes në darkë, kur Neda mbyllet në dhomën e saj dhe Ogreni në të vetën. Qeshin kur thonë se dëshira më e madhe që kanë të dy këto kohë është të jenë bashkë non stop, por për këtë u duhet edhe pak durim. E kanë ndarë mendjen të jetojnë bashkë dhe dita e shumëpritur është vetëm çështje kohe.  “Jemi bashkë edhe atëherë kur takojmë miq dhe shoqëri, ose shpesh pasditet na pëlqen ti kalojmë vetëm me njëri-tjetrin. Disa orë të mbrëmjes dhe darkës, ja dedikoj të shkruarit sepse dua të jem prezente në Panairin e Librit 2012, me një libër, të cilin prej kohësh ja kam premtuar publikut shqiptar: Librin e Big Brother-it”. Tjetër pasion i dashur i Nedës, për të cilin flet me qejf të madh. Ka botuar të parin ndërkaq dhe i pret me buzëqeshje edhe komentet negative që ka shoqëruar botimi i tij. “Është një ëndërr e bërë realitet”, thotë Neda pa e fshehur krenarinë e lajmit se këto ditë që flasim “Archea” është në proces ribotimi. “Është shkruar pas eksperiencës në Big Brother ku, patjetër për shkak të ndjenjave të mia ndihesha vërtetë shumë e frymëzuar. Ka tema politike, sociale madje flet edhe për të gjitha ato elemente të cilat sot, shqetësojnë të gjithë botën. Më duhet të të them që janë shkruar në momente të mia revolte, dorëzimi dhe lumturimi. Kështu që gjithçka e shkruar është e ndjerë”. Mirëpo, jo të gjithë e kanë parë me këtë sy librin e Nedës. Përgëzimeve nuk i kanë munguar edhe kritikat, qofshin ato edhe pa u bazuar në diçka konkrete. E kanë quajtur edhe libër të pavlerë disa, i kopjuar nga vepra të mëdha filozofike, një nga ato libra që nuk vlejnë edhe aq për ta pasur në bibliotekë. Pastaj boll ideja që Neda kishte shkruar dhe botuar një libër, ndezi debatet e kohëve të spektaklit ku fansët kishin përballë mjaftueshëm kritikë të studentes që shkruante nëpër mure, fliste bukur dhe rrjedhshëm, por që brenda shtëpisë rrjeshtoi më shumë armiq se miq. Ata që e deshën dhe ata që e shanë, u ndanë sërish në dy kampe përballë dhe Nedës iu desh ta mirëpriste edhe këtë. Mbase pse është mësuar me të tilla realitete edhe kritikat për librit i ka parë në sensin pozitiv. Pasioni për filozofinë e shtyn të shohë gjysmën plot të gotës dhe Neda, faktin që libri i saj është komentuar e ka përmbledhur në bilancin përfundimtar, pjesë të fitores së saj. “Ky libër është tashmë në fazën e ribotimit të tij, kështu që rezultati në bazë të pritshmërive është i shkëlqyer. Kjo do të thotë që libri është lexuar dhe pëlqyer. Madje, edhe komentet që kam marrë, të çonin në këtë linjë mendimi e konkluzionesh”, thotë pa e humbur për asnjë çast të vetëm besimin. “I kam lexuar edhe unë komentet që janë bërë për të dhe më është bërë shumë qejfi, sepse përderisa flitet e kritikohet një fenomen apo ndodhi, do të thotë që është i suksesshëm. Sa për komentet në vetvete, nuk kam ndonjë përgjigje sepse duket qartë se ata që e kanë kritikuar nuk e kanë lexuar librin. Kushdo që mund ta lexojë, e ve re origjinalitetin e tyre dhe stilin tim personal”. Dukshëm kjo gjë nuk ka ndikuar edhe në dëshirën për të nisur të dytin, i cili, siç thotë, tani nuk është vetëm ambicje, por një vepër që ka marrë formë dhe ka përmbajtje. Bëhet fjalë për një libër, që siç thotë Neda, nuk do të jetë vetëm ditar i ditëve të kaluara në Big Brother. “Është një lloj rrëfimi mbi mekanizmat dhe mënyrën e vërtetë se si Big Brother funksionon realisht. Ka shumë detaje dhe aspekte, të cilat, jo të gjithë i kuptojnë dhe i shohin nga televizioni, e janë pikërisht ato të fshehta që unë dua të zbuloj në libër”. I tregon të gjitha këto nën miratimin e Ogrenit, i cili nuk përton t’i vijë në ndihmë, çdo herë që Neda ka nevojë, jo vetëm për pjesën e menaxhimit të “Archea”-s, por edhe kur vjen puna për t’i shërbyer me një telefonatë, takim me dikë, për të dhënë përgjigje kur Neda është e angazhuar diku tjetër. E bën me qejf edhe pse gjithashtu Ogreni po shijon këto kohë pas Big Brotherit. Dhe nuk flitet vetëm për punën e re. “Ogreni në këtë periudhe ka një jetë shumë intensive, ndërmjet punës së re që i shpenzon goxha kohë dhe të dashurës, e cila pëlqen të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes së tij”, shton Neda duke qeshur. Ne sapo mbaruam ribotimin e librit tim dhe kjo i mori goxha kohë, sepse shumë çështje teknike të botimit të librit i mundësoi ai. Ka një aftësi të shkëlqyer në manaxhim dhe biznes, e besomë që negocimet me shtëpinë botuese dhe libraritë kanë qenë perfekte”. Gjithçka po shkon mirë e bukur me pak fjalë. Përveç asaj çka la pas Big Brother sa i takon miqësive që mund të lindin prej bashkëjetesës në shtëpinë e tij. Edhe për këto të fundit Neda dhe Ogreni i kanë idetë e qarta: prej një lojë të tillë mund të ketë gjithçka përveç miqësive. “Në një kontekst kompetitiv, nuk mund të lindin miqësi dhe armiqësi të sinqerta. E vetmja ndjenjë që del mbi një konkurrim dhe një çmim, është dashuria. Nuk do mundesha kurrë, që pas përfundimit të një konkurrimi siç ishte Big Brother, të bëhesha mikeshë me njerëz që drejt meje lëshonin shpifje dhe ofendime vetëm për çështje lekësh. Nuk kam bërë sot dhe nuk do ta bëj asnjëherë në jetën time”. Nuk qahen megjithatë. Nuk gjetën miqësi të reja e nuk fituan as lekët. Por kanë njëri-tjetrin dhe kjo u mjafton. Nga Alida Cenaj, Revista Klan

Read more:
Neda dhe Ogreni: Fituam dashurinë

Popularity: 1% [?]

Lajmet e fundit nga VIP Shpija 2

Sunday, April 10th, 2011 | Big Brother with No Comments »

Lajmet e fundit nga edicioni i dyte i VIP Shpija mund ti gjeni ne faqen: www.VIPShpija2.com

Bisedat interesante te banoreve, konfliktet, nominimet, perjashtimet e gjithcka tjeter.

View full post on VIP Shpija 2

Popularity: 1% [?]

Ergysi dhe Ermela dalin në oborr për të pirë cigare dhe ndërkohë kujtojnë banorët që kanë dalë nga shtëpia dhe momentet e bukura që kanë…

Wednesday, March 30th, 2011 | Lajme with No Comments »

Ermela dhe Ergysi dalin në oborr për të pirë cigare, ndërkohë që jashtë ka filluar të bjerë shumë shi. Më pas ata futen në shtëpi ku në kuzhinë ndodhet Marieli duke u marrë me sistemimin e gjërave aty. Ogreni ka shkuar në dhomën e gjumit edhe pse dritat nuk janë fikur ende. Ai rri shtrirë në krevatin e tij dhe nis të lexojë librin që Rudina Xhunga ia dhoroi Nedës të cilin ajo e harroi brenda në shtëpi. Ai lexon deri në momentin që fiken dritat. Me tu fikur dritat banorët fillojnë të përgatiten për gjumë. Edhe Ogreni lë librin dhe shkon në banjë për të larë dhëmbët. Pasi përfundon përgatitjet personale përpara gjumit, Ogreni kthehet në dhomën e gjumit dhe fillon që të lexojë librin e Nedës përsëri. Banorët e tjerë pasi përfundojnë edhe ata përgatitjet personale shkojnë në dhomën e gjumit. Ata bisedojnë e bëjnë shaka për disa minuta dhe më pas bien në gjumë. Ogreni lexon deri vonë dhe më pas fle edhe ai si gjithë finalistët e tjerë.

The rest is here:
Ergysi dhe Ermela dalin në oborr për të pirë cigare dhe ndërkohë kujtojnë banorët që kanë dalë nga shtëpia dhe momentet e bukura që kanë…

Popularity: 1% [?]

Momente gazmore në pishinë

Wednesday, March 30th, 2011 | Lajme with No Comments »

Ergysi dhe Ermela dalin në oborr për të pirë cigare dhe ndërkohë kujtojnë banorët që kanë dalë nga shtëpia dhe momentet e bukura që kanë kaluar nën shoqërinë e tyre. Dy djemtë e tjerë, Marieli dhe Ogreni ndodhen në zonën pranë pishinës ku marieli lahet në pishinë, ndërsa Ogreni bën stërvitje te biçikleta. Pak minuta më vonë Ermela dhe Ergysi bashkohen me dy djemtë e tjerë në zonën pranë pishinës. Ergysi fillon të lahet bashkë me Marielin, ndërsa Ermela rri pranë pishinës duke biseduar me djemtë. Djemtë e ftojnë Ermelën që të argëtohen së bashku në pishinë, por vajza nuk pranon me pretekstin se uji i pishinës është i ftohtë. Marieli i kërkon Ergysit që të hedhin Ermelën në pishinë edhe pse ajo nuk pranon. Kështu ata shkojnë pranë Ermelës duke e tërhequr drejt pishinës, por Ermela u kërkon që të mos e bëjnë këtë sepse ka mikrofonin i nuk duhet të laget. Për këtë djemtë nuk shqetësohen sepse Marieli ia heq mikrofonin Ermelës. Dy djemtë e ngrein në ajër duke e kapin prej duarsh e këmbësh dhe e çojnë Ermelën buzë pishinës, por nuk e hedhin sepse Ermelë dorëzohet dhe u thotë se do të hidhet vetë. Sapo largohet pak nga djemtë Ermela nuk hidhet, por Marieli e kap për dore dhe e hedh në pishinë. Më pas edhe Ergysi e hedh Ermelën në pishinë sapo ajo del. Pas disa hedhjeve në pishinë Ermela bashkohet me djemtë në argëtim ku Marieli i merr në krahë edhe atë edhe Ergysin dhe i hedh në pishinë. Kështu banorët argëtohen dhe qeshin me veprimet e tyre ndrsa pas pak Ermela shkon në dhomën e gjumit sepse ndjen ftohtë.

Read more from the original source:
Momente gazmore në pishinë

Popularity: 1% [?]

Kujtojnë banorët, Ogreni krahason Imeldën me Ermelën

Wednesday, March 30th, 2011 | Big Brother, Lajme with No Comments »

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes. Ergysi fillon që t’i bëjë masazhe Marielit dhe Ogreni kujton Nedën dhe masazhet që ajo i bënte. Edhe Marieli kujton Mirjetën, të dashurën e tij për të njëjtën gjë. Ermela rri në qëtësi dhe tenton që të flerë, ndërsa djemtë flasin për banorët që tashmë nuk janë finalistë. Ata kujtojnë edhe banorët që kanë dalë në fillim nga loja, madje edhe ata që nuk e patën mundësinë që të ishin konkurentë në Big Brother Albania 4, si Imelda e cila për fat të keq nuk mundi të hapte portën që do t’i jepte shancin për të qënë konkurente në BB dhe doli e para nga shtëpia. Ogreni thotë se ajo ka dalë aq herët, saqë tashmë ndoshta nuk mbahet mend, por Marieli e mohon duke thënë se tipi i Imeldës nuk mund të harroet lehtë. Djemtë shprehin keqardhje për fatkeqësitë e jetës së Imeldës, siç ishte humbja e Babait të saj dhe për faktin se nuk pati mundësi që të rrinte më tepër në shtëpi. E ndërsa vlerësojnë tipin e saj, faktin që ishte shumë aktive dhe e pranishme në çdo situatë, Ogreni e krahason atë me Ermelën dhe shprehet “Imelda ishte si Ermela”. Gysi dhe Marieli e kundërshtojnë duke thënë se Ermela dhe Imelda nuk ngjanin shumë në tip, por Ogreni shton se dy vajzat ngjajnë në tiparë dhe pamjen fizike dhe dy djemtë e mbështesin në këtë drejtim. Kështu ata flasin për Imeldën duke kujtuar disa nga momentet e Imeldës gjatë një jave që ndenji në shtëpi.

Go here to read the rest:
Kujtojnë banorët, Ogreni krahason Imeldën me Ermelën

Popularity: 1% [?]

Klodiana dhe Ergysi sqarohen pas një keqkuptimi

Monday, January 3rd, 2011 | Big Brother, Lajme with No Comments »

Hënesi bisedon me Klodianën dhe Klaudian në lidhje me Torosin. Hënesi flet në prani të Torosit. Ai thotë se njerëzit mendojnë se Toros po e përdor Hënesin dhe Hënes thotë se nësne kjo është e vërtetë, ai do ta kuptojë. Klodiana del jashtë në oborr për t’u sqaruar me Ergysin sepse mendon se kanë një keqkuptim. Ai i thotë se ka vlerësuar një pjesë nga Klodiana dhe ia ka thënë më përpara se çfarë. Klodiana i thotë se kërkon të kenë shoqëri bashkë dhe ai i përgjigjet se shoqërinë e tij do ta ketë gjithmonë. Ergysi i thotë “tek unë nuk vihet vetëm për të marrë nota artistike”. Klodiana i thotë se ai e ka keqkuptuar. Ai i thotë se në mos ajo, një tjetër ka për të qenë “kolonele”. Ergysi i thotë se gradën “kolonele’ ia ka dhënë spontanisht dhe sa ka vlerësuar lirshmërinë e saj. Ergysi i thotë se në një moment Klodiana është ndjerë xheloze në lidhje me të. Klodiana i thotë se e dëshiron shoqërinë me të dhe i është dukur sikur atij i ka ngelur hatri me të. Ergysi i thotë se ai nuk ka gjithmonë të njëjtin humor. Ai vazhdon duke i thënë “Të paktën ti ke luksin e transparencës time, ne u sqaruam dhe kjo më bën të kuptoj që ti nuk do vetëm anën artistike tek unë”. Burimi: http://bigbrother.top-channel.tv/4/news.php?id=6380

Go here to see the original:
Klodiana dhe Ergysi sqarohen pas një keqkuptimi

Popularity: 1% [?]

Hënesi për Almën “Unë e di që ajo më do”

Monday, January 3rd, 2011 | Big Brother, Lajme with No Comments »

03/01/2011 19:59 Të gjithë banorët bëhen gati për të ngrënë darkën. Mirjeta dhe Elisa bisedojnë në oborr. Elisës në një moment i fiket cigarje dhe shprehet duke thënë “a ç’po më tradhëton”. Elisa thotë se shkon shumë mirë me të dashurin e saj. Ajo thotë se është bjond, me sy blu, shumë i gjatë. Ajo thotë se nuk e kishte qejf në fillim pasi ai sa herë e takonte i thërriste “o shqipe”. ‘…por Zoti t’i sjell njerëzit”, thotë Elisa. Ajo thotë se e konsideron lidhje serioze. Elisa thotë se i pëlqen mashkulli që është indiferent. Hënes bisedon me Klodianën në lidhje me Almën. Ai i thotë se e ndjen që Alma e do, por nuk ka besim tek ai. “Unë e di që ajo më do, vetëm se nuk ka besim tek unë. Vetëm ndonjëherë ma jep truri ta thyej në dru”, thotë Hënes. Ai i thotë se edhe ai e do Almën dhe se i ka thënë asaj “Do të çoj te krevati jot e të të them se sa të dua”. Klodiana i thotë se duke u shprehur në këtë mënyrë, ai e vë në siklet. Klodiana i thotë se di shumë gjëra ndërmjet tyre dhe Hënesi e pyet nëse Alma do aq ai ta ngacmojë, sepse nëse ajo nuk do, ai nuk e bezdis. Klodiana i thotë se Alma mendon se ai po bën lojën. Hënesi i përgjigjet duke i thënë se ai i jep shenjë, por nëse ajo mendon se ai po luan, atëherë lë të vazhdojë ta nominojë. Hënesit i ka mbetur qejfi ngaqë ka marrë vesh se Alma e ka nominuar. Klodiana i thotë se ai duhet të flasë shtruar me të. Klodiana i tregon Hënesit për një lidhje të sajën që ka zgjatur 2 vjet dhe nuk ia vlente ta vazhdonte më tepër.

More:
Hënesi për Almën “Unë e di që ajo më do”

Popularity: 1% [?]

Mendimi i Nedës për finalistët në Big Brother Albania 4

Wednesday, December 29th, 2010 | Big Brother, Lajme with No Comments »

29/12/2010 19:20 Loja vazhdon dhe në qendër të vëmendjes është përsëri Neda. Hënesi i bën dy pyetje “Çfarë mendimi ke për mua?” dhe “Cilin shikon në finale?”. Neda i përgjigjet duke i thënë se Hënesi sipas saj është i papjekur, por ka një papjekuri të lezetshme dhe se ka ende kohë për t’u pjekur. Neda i thotë se është njeri i ndjeshëm. Ndërsa për pyetjen e dytë Neda fillon të spjegojë duke thënë se ka një aftësi të lindur që mund të parashikojë, por nuk do të ndjellë ters. Neda thotë se nuk ka njerëz të padëshiruar në finale. Ajo thotë se fitore të pamerituar nuk do, më mirë preferon humbjen. “Ndjesinë e frikës nuk e kam”, thotë Neda. Neda thotë se nëse vjen një moment që nuk i ndjen dot kënaqësinë lojës, e le, jep dorëheqjen. Torosi i thotë se për sa kohë të jetë këtu nuk do ta lejojë që të japë dorëheqjen. Neda i thotë se as vetë nuk mendon se do arrijë ta bëjë. Burimi: http://bigbrother.top-channel.tv/4/news.php?id=6242

Read more here:
Mendimi i Nedës për finalistët në Big Brother Albania 4

Popularity: 1% [?]

Ergysi: “Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin”

Wednesday, December 29th, 2010 | Big Brother, Lajme with No Comments »

29/12/2010 17:16 Emilio me Almën qëndrojnë në oborr duke biseduar, kur pranë tyre kalon Imelda. Ai komenton për të se ëhtë ndërruar katër herë vetëm gjatë ditës së sotme dhe Alma përgjigjet se femra duhet të kujdeset për imazhin e saj. Më pas Alma dhe Emilio ikin nga oborri duke ua lënë vendin Olgerit dhe Ergysit. Ata bisedoëjnë për pyetësorin e djeshëm që banorët i kanë bërë njëri-tjetrit. Olgeri shprehet se banorët janë të mendimit që ta vazhdojnë përsëri sot të njëjtën linjë, por Ergysi shprehet se në shtëpi nuk respektohet diskutimi dhe as debati pasi ata nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin kur flasin. Olgeri hedh idenë që ata të bëjnë pyetje-përgjigje si dje, por më të shkurtra dhe më konçize. Burimi: http://bigbrother.top-channel.tv/4/news.php?id=6238

Read the original:
Ergysi: “Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin”

Popularity: 1% [?]

Torosi këshillon Imeldën

Wednesday, December 29th, 2010 | Big Brother, Lajme with No Comments »

29/12/2010 15:16 Imelda bisedon me Torosin duke i folur për veten e saj. Ajo shprehet se gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë jashtë është të bëjë miq, e nuk do të lodhej dhe brenda shtëpisë së Big Brother duke e bërë këtë gjë. Torosi i thotë Imeldës se ajo duhet ta mbrojë veten e saj, e mos t’i lërë të tjerat ta përdorin apo ta marrin nëpër këmbë. Gjithashtu ai shton se ajo duhet t’i tregojë të gjitha ato që di të bëjë. Imelda shprehet se ajo e ka të vështirë t’ua thotë të tjerëve të këqijat në sy pasi ndihet në siklet, e po ashtu nuk i paragjykon njerëzit. Ndërkohë Emilio me Mirjetën bisedojnë në oborr për jetën e tyre jashtë. Ata i tregojnë njëri-tjetrin disa detaje të jetës së përditshme, e më pas Emilio e pyet Mirjetën se me cilin nga banorët është ndjerë më mirë deri tani brenda shtëpisë së BB. Ajo përgjigjet se me të gjithë në përgjithësi ka mardhënie të mira, por ndër vajza do të veçonte Klodin e ndër djem Hënesin. Emilio shprehet se personi që i pëlqen më shumë e ka mardhënie më të mira është Alma, pasi i duket “burrneshë”, siç e cilëson ai. Burimi: Top Channel

Excerpt from:
Torosi këshillon Imeldën

Popularity: 1% [?]

Powered by Yahoo! Answers