Neda dhe Ogreni: Fituam dashurinë

Thursday, January 26th, 2012 | Big Brother, Lajme with No Comments »

Çifti i dalë nga Big Brother, një vit më pas. Vendimi për bashkëjetesë dhe projektet për të shkruar një libër të dytë mbi eksperiencën në Big Brother dhe sekretet e tij. Jeta pas spektaklit, ambicjet në median e shkruar dhe komentet pro dhe kundër që Nedën dhe Ogrenin i shoqërojnë edhe tani që gjithçka ka marrë fund. Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e çiftit të dalë nga Big Brother një vit më pas. Neda Karafili dhe Ogren Balluku e shtyjnë po njësoj ditën së bashku dhe i gëzohen, siç thonë, të lumtur lidhjes që lindi nën survejimin e pandërprerë të kamerave. Ndonëse intensiteti i mediave karshi lojtarëve të edicionit të fundit të Big Brother Albania ka rënë me kalimin e muajve, Neda dhe Ogreni kohë më kohë janë shfaqur nëpër faqet e shtypit rozë, dhe jo vetëm. Interesi për ta lidhej me fatin se si do të shkonte historia e tyre dhe ata që kishin vënë bast se ajo e tyrja nuk ishte tjetër veçse një strategji për të fituar, duket se kanë dalë të humbur. Vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre dhe meqë tani dëshirën e kanë të rrinë bashkë përgjatë 24 orëve, në planet e afërta kanë bashkëjetesën, çka paralajmëron me vonë edhe lajme të tjera kurorëzimi zyrtar të kësaj dashurie. Dhe nuk merr fund me kaq. Pas trullosjes së parë, përballë një realiteti të ndryshëm nga loja mbyllur në shtëpi, Neda e ka filluar jetën aty ku e kishte lënë ditën që hyri në spektaklin e Vëllait të Madh. Ndjek studimet për filozofi dhe këto muaj i ka të ngarkuar me provime, meqë është në vigjilje të diplomimit. Dhjetorin e shkuar promovoi librin e saj të parë, “realizim i një ëndrre” dhe po nxiton të shkruajë një tjetër për ta pasur gati në panairin e librit të këtij viti. Nëse tek i pari, i titulluar “Archea” – i shkruar sidomos në periudhën pas Big Brother – 21 vjeçarja nga Kavaja ka përmbledhur 71 proza në të cilat ka derdhur emocionet e veta, probleme të lidhura  me të dhe familjen, në këtë të dytin do t’i rikthehet fenomenit dhe eksperiencës Big Brother. Ka lidhur kontakte me shtypin e shkruar, është e pranishme në një të përjavshme dhe tregon se ka plane afatgjata me këtë të fundit. Ndërkaq nga ana tjetër Ogreni, 27 vjeç i diplomuar për marketing në fakultetin e Ekonomisë, ka filluar punë në një ndërmarrje të huaj dhe sidomos këto kohë po i bën hyzmetin lidhjes me Nedën, jo vetëm emocionalisht. Tregojnë se libri “Archea” është pritur aq mirë sa ka lindur nevoja e ribotimit dhe me anët teknike të kësaj pune dhe sidomos menaxhimin e tij në treg është marrë Ogreni. Përgjatë 24 orëshit të një dite ndahen vetëm gjatë pjesës së parë, kur Neda rend për në shkollë, ndërsa Ogreni për në zyrë. Pjesa tjetër është bashkë. Pasdite me miqtë ose në shtëpi dhe mbrëmja vonë të lidhur virtualisht deri ditën kur të zgjedhin shtëpinë ku do të jetojnë bashkë. Gjithçka shkon për mrekulli pra. Vështirësitë e fillimit, kur u përballën me botën reale dhe provën e vërtetë që një çift duhet të kalojë i përfshirë në vorbullën e saj, kanë kaluar, ndaj dhe çifti tregon me qejf dhe hapur atë çka gjeti pas puntatës së fundit të reality show-t, duke bekuar këtë të fundit për fatin e mirë që u solli në derë dhe duke u betuar se nëse koha do të kthehej mbrapa do të bënin të njëjtat gjëra dhe do të merrnin të njëjta vendime. “Pas eksperiencës së BB, ndihem më e rritur e kam mësuar të njoh veten time më shumë e të tjeret gjithashtu”, thotë Neda. “Eksperienca në BB, më vinte gjithnjë përpara zgjedhjeve dhe vendimeve e kjo të bën të kuptosh se çfarë kërkon dhe sidomos se çfarë dëshiron ose nuk dëshiron në jetën tënde. Mirëpo, arsyeja numër një se pse ndihem dhe e konsideroj veten të fituar është historia ime e dashurisë me Ogrenin, e cila rritet çdo ditë e më shumë e mua më fal një lumturi të pafund”. Ogreni është ajo çka i dhuroi Big Brother me pak fjalë, pa përmendur edhe diçka tjetër që duket se studentja e filozofisë e ka fort për zemër. “Tashmë jam pjesë e medias së shkruar dhe kam aspirata e synime të forta për këtë aspekt”, shton. Nuk ka shumë kohë që ka filluar të vërë emrin mbi rubrikat e saj në një gazetë të fundjavës, me tematika të ndryshme sociale dhe kulturore dhe i ka hyrë bisedimeve me një të dytë, të përditshme, për të bërë shkrime të tjera aty. “Synimi im është të jem gjithmonë pjesë e medias së shkruar dhe pse jo edhe më gjerë se kaq”. Sa për historinë e dashurisë duket se tani ndihen më të sigurtë të flasin për të, meqë fillimi, siç edhe për të tjerët, i ka kaluar disa prova. “Nuk mohoj faktin që në fillim e gjetëm paksa të vështirë të përshtateshim, sepse kemi pak a shumë të njëjtin  temperament, pavarësisht se natyrat i kemi krejtësisht të kundërta. Por të them me bindje, se kur është dashuria në një marrëdhënie, ajo marrëdhënie i mund të gjitha dhe del gjithnjë fitimtare”. Një “problem” të vogël e kanë megjithatë: momentin e ndarjes në darkë, kur Neda mbyllet në dhomën e saj dhe Ogreni në të vetën. Qeshin kur thonë se dëshira më e madhe që kanë të dy këto kohë është të jenë bashkë non stop, por për këtë u duhet edhe pak durim. E kanë ndarë mendjen të jetojnë bashkë dhe dita e shumëpritur është vetëm çështje kohe.  “Jemi bashkë edhe atëherë kur takojmë miq dhe shoqëri, ose shpesh pasditet na pëlqen ti kalojmë vetëm me njëri-tjetrin. Disa orë të mbrëmjes dhe darkës, ja dedikoj të shkruarit sepse dua të jem prezente në Panairin e Librit 2012, me një libër, të cilin prej kohësh ja kam premtuar publikut shqiptar: Librin e Big Brother-it”. Tjetër pasion i dashur i Nedës, për të cilin flet me qejf të madh. Ka botuar të parin ndërkaq dhe i pret me buzëqeshje edhe komentet negative që ka shoqëruar botimi i tij. “Është një ëndërr e bërë realitet”, thotë Neda pa e fshehur krenarinë e lajmit se këto ditë që flasim “Archea” është në proces ribotimi. “Është shkruar pas eksperiencës në Big Brother ku, patjetër për shkak të ndjenjave të mia ndihesha vërtetë shumë e frymëzuar. Ka tema politike, sociale madje flet edhe për të gjitha ato elemente të cilat sot, shqetësojnë të gjithë botën. Më duhet të të them që janë shkruar në momente të mia revolte, dorëzimi dhe lumturimi. Kështu që gjithçka e shkruar është e ndjerë”. Mirëpo, jo të gjithë e kanë parë me këtë sy librin e Nedës. Përgëzimeve nuk i kanë munguar edhe kritikat, qofshin ato edhe pa u bazuar në diçka konkrete. E kanë quajtur edhe libër të pavlerë disa, i kopjuar nga vepra të mëdha filozofike, një nga ato libra që nuk vlejnë edhe aq për ta pasur në bibliotekë. Pastaj boll ideja që Neda kishte shkruar dhe botuar një libër, ndezi debatet e kohëve të spektaklit ku fansët kishin përballë mjaftueshëm kritikë të studentes që shkruante nëpër mure, fliste bukur dhe rrjedhshëm, por që brenda shtëpisë rrjeshtoi më shumë armiq se miq. Ata që e deshën dhe ata që e shanë, u ndanë sërish në dy kampe përballë dhe Nedës iu desh ta mirëpriste edhe këtë. Mbase pse është mësuar me të tilla realitete edhe kritikat për librit i ka parë në sensin pozitiv. Pasioni për filozofinë e shtyn të shohë gjysmën plot të gotës dhe Neda, faktin që libri i saj është komentuar e ka përmbledhur në bilancin përfundimtar, pjesë të fitores së saj. “Ky libër është tashmë në fazën e ribotimit të tij, kështu që rezultati në bazë të pritshmërive është i shkëlqyer. Kjo do të thotë që libri është lexuar dhe pëlqyer. Madje, edhe komentet që kam marrë, të çonin në këtë linjë mendimi e konkluzionesh”, thotë pa e humbur për asnjë çast të vetëm besimin. “I kam lexuar edhe unë komentet që janë bërë për të dhe më është bërë shumë qejfi, sepse përderisa flitet e kritikohet një fenomen apo ndodhi, do të thotë që është i suksesshëm. Sa për komentet në vetvete, nuk kam ndonjë përgjigje sepse duket qartë se ata që e kanë kritikuar nuk e kanë lexuar librin. Kushdo që mund ta lexojë, e ve re origjinalitetin e tyre dhe stilin tim personal”. Dukshëm kjo gjë nuk ka ndikuar edhe në dëshirën për të nisur të dytin, i cili, siç thotë, tani nuk është vetëm ambicje, por një vepër që ka marrë formë dhe ka përmbajtje. Bëhet fjalë për një libër, që siç thotë Neda, nuk do të jetë vetëm ditar i ditëve të kaluara në Big Brother. “Është një lloj rrëfimi mbi mekanizmat dhe mënyrën e vërtetë se si Big Brother funksionon realisht. Ka shumë detaje dhe aspekte, të cilat, jo të gjithë i kuptojnë dhe i shohin nga televizioni, e janë pikërisht ato të fshehta që unë dua të zbuloj në libër”. I tregon të gjitha këto nën miratimin e Ogrenit, i cili nuk përton t’i vijë në ndihmë, çdo herë që Neda ka nevojë, jo vetëm për pjesën e menaxhimit të “Archea”-s, por edhe kur vjen puna për t’i shërbyer me një telefonatë, takim me dikë, për të dhënë përgjigje kur Neda është e angazhuar diku tjetër. E bën me qejf edhe pse gjithashtu Ogreni po shijon këto kohë pas Big Brotherit. Dhe nuk flitet vetëm për punën e re. “Ogreni në këtë periudhe ka një jetë shumë intensive, ndërmjet punës së re që i shpenzon goxha kohë dhe të dashurës, e cila pëlqen të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes së tij”, shton Neda duke qeshur. Ne sapo mbaruam ribotimin e librit tim dhe kjo i mori goxha kohë, sepse shumë çështje teknike të botimit të librit i mundësoi ai. Ka një aftësi të shkëlqyer në manaxhim dhe biznes, e besomë që negocimet me shtëpinë botuese dhe libraritë kanë qenë perfekte”. Gjithçka po shkon mirë e bukur me pak fjalë. Përveç asaj çka la pas Big Brother sa i takon miqësive që mund të lindin prej bashkëjetesës në shtëpinë e tij. Edhe për këto të fundit Neda dhe Ogreni i kanë idetë e qarta: prej një lojë të tillë mund të ketë gjithçka përveç miqësive. “Në një kontekst kompetitiv, nuk mund të lindin miqësi dhe armiqësi të sinqerta. E vetmja ndjenjë që del mbi një konkurrim dhe një çmim, është dashuria. Nuk do mundesha kurrë, që pas përfundimit të një konkurrimi siç ishte Big Brother, të bëhesha mikeshë me njerëz që drejt meje lëshonin shpifje dhe ofendime vetëm për çështje lekësh. Nuk kam bërë sot dhe nuk do ta bëj asnjëherë në jetën time”. Nuk qahen megjithatë. Nuk gjetën miqësi të reja e nuk fituan as lekët. Por kanë njëri-tjetrin dhe kjo u mjafton. Nga Alida Cenaj, Revista Klan

Read more:
Neda dhe Ogreni: Fituam dashurinë

Popularity: 1% [?]

Big Brother Albania Starton me 18 Shkurt..!

Thursday, January 19th, 2012 | Big Brother, Lajme with No Comments »

Audicionet po vazhdojne pa pushim,dhe avash avash atyre po u vjen fundi.Shumica e banoreve edhe munde te jene zgjedhur.Sipas disa burimeve tona sezoni i 5 i Big Brother Albania do te filloje me date 18 shkurt.Shpresojme qe autoret kete edicion te na dhruojne shume supriza. /www.bigbrother-albania.info

Continue reading here:
Big Brother Albania Starton me 18 Shkurt..!

Popularity: 1% [?]

Për kokë të Lek Plepit ne Big Brother Albania 5

Saturday, January 7th, 2012 | Lajme with No Comments »

Ishte një personazh i cili vitin e kaluar falë postimeve të cuditshme dhe qesharake që bënte në youtube, apo në facebook, ai u bë shumë i lakuar si emër. Ky është Lek Plepi, i cili ka pozuar edhe ai para një fotografi nga Tirana i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri.

 Por nuk e dimë nëse vajzat të cilat sipas personazhit qesharak do të vazhdojnë të bëjnë be tashmë më “Për kokë të Lek Plepit”. Madje në disa lajme sërisht të cuditshme, që mund të ketë brenda dhe të vërtëtë mendohet se Leka do të jetë pjesë në reality-shoë “Big Brother 4”./Maksim Gjokaj/

- – - – - – - – - – - – - – - -
[[ translation by google:
For the head of Lek Plepi

It was a guy who last year thanks to the strange and funny messages that do on youtube, or facebook, it became more curved as the name. This is ALL Poplar, which he posed before a picture of Tirana dressed as Santa Claus.

But I do not know if girls are under ridiculous character will continue to do already made ​​”For ALL Poplar head.” In some strange news again, that may be inside and really thought that Leka will be part of reality-shoe “Big Brother 4″. / Maxim Gjokaj /

View full post on ALBA VIP NEWS

Popularity: 1% [?]

Aplikimet per Big Brother Albania 5

Tuesday, November 29th, 2011 | Big Brother with No Comments »

Edicioni i 5-të i Big Brother Albania do te filloj ne Janar 2012.

Aplikimet per kete show kane filluar. Nese do dhe ti te jesh pjese e kesaj aventure, ploteso formularin formularin ne faqen zyrtare te Big Brother Albania.

Per te vazhduar me aplikimin vazhdoni ne linkun e meposhtem:
http://bigbrother.top-channel.tv/5/

View full post on BIG BROTHER ALBANIA 5

Popularity: unranked [?]

Aplikimet per Big Brother Albania 5

Tuesday, November 29th, 2011 | Big Brother with No Comments »

Edicioni i 5-të i Big Brother Albania do te filloj ne Janar 2012.

Aplikimet per kete show kane filluar. Nese do dhe ti te jesh pjese e kesaj aventure, ploteso formularin formularin ne faqen zyrtare te Big Brother Albania.

Per te vazhduar me aplikimin vazhdoni ne linkun e meposhtem:
http://bigbrother.top-channel.tv/5/

View full post on BIG BROTHER ALBANIA 5

Popularity: 1% [?]

Big Brother, difektet e Adelajdës, Junës dhe Jonelës

Thursday, October 27th, 2011 | Big Brother with No Comments »

Adelajda, Juna dhe Jonela ishin të ftuara në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.  Që nga dita kur u futën në shtëpinë e Big Brother deri sot, pamja e tyre ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore dhe nuk mund të themi për keq. Mirëpo ja që disa detaje mund t’i theksojmë për ato ditë kur vajzat dilnin për herë të parë para kameras. Mësuesja e fshatit Luz, Adelajda, e përligjte profesionin dhe vendin me pamjen e saj. Jashtëzakonisht e thjeshtë, pa eksperiencë në mënyrën se si duhej të grimohej. Vetëm nga fundi i programit ajo do të shfaqej simpatike. Pas Big Brother, ajo do të kujdesej gjithmonë e më shumë për veten. Mbase fansat ia mbushën mendjen që ishte e bukur dhe mund të ketë vjedhur gjithashtu ndonjë truk nga Bjordi, i cili me imazhin nuk ka pasur kurrë probleme. Gjatë eksperiencës së saj në Big Brother, Juna do të mbahet mend si biondja e rrumbullakosur, por sot ajo është biondja seksi që dikur ka qenë në “reality show”. Juna nuk ishte as shumë e kujdesshme që të mbulonte ato kile të tepërta e mbase as tani nuk është, por zgjidhja ishte më agresive. Eliminoi çdo gjë të tepërt në trupin e saj. Edhe portreti gjithashtu u bë më fin e sigurisht që grimi për kamera dhe aparate i mësoi shumë. Ndikimi i famës dhe ndërgjegjësimi i të qenit në qendër të vëmendjes ka ndihmuar edhe Jonelën jashtë mase. Madje as pamja me robdeshambër nuk mund të futej tek kategoria joshëse. Sot, pak zgjuarsi në dekolte, ngjyra më të përshtatshme në makjazh dhe ja tek befason Jonela. Burimi: www.top-channel.tv

See more here:
Big Brother, difektet e Adelajdës, Junës dhe Jonelës

Popularity: 1% [?]

Bertina, debat i nxehtë në emisionin e Pasdites

Friday, October 21st, 2011 | Big Brother with No Comments »

Bertina Mehmeti, personazhi i “Big Brother 3”, në një debat të nxehtë me kryeredaktoren e gazetës “Paloma”, Aulona Musta, në studion e emisionit të Pasdites, konfirmoi se lidhja e saj me Erjonin vazhdon, në të njëjtën kohë që u shpreh e lodhur nga vëmendja e tepruar e mediave ndaj jetës së saj private. “Më vjen keq që disa zënka janë bërë kaq të mëdha. E sigurt është që unë dhe Erjoni vazhdojmë”, u shpreh Bertina. Megjithatë, për një njohëse të mirë të botës “rozë” si Musta, lidhja e saj mund të jetë vetëm një farsë, për të mos pranuar ndarjen përpara publikut. Njëkohësisht, ajo shtoi se interesi për jetën e Bertinës përqendrohet vetëm në jetën e saj personale, pasi nuk ka asnjë lloj jete profesionale për të reklamuar. Vajza e “Big Brother” u kundërpërgjigj me një shembull nga jeta e gazetares, duke e pyetur nëse ajo ishte ndjerë mirë kur u vendos në qendër të vëmendjes për arsye personale, por mori një kundërgjigje të prerë prej znjsh. Mustës. “Edhe unë vij nga një përvojë të ngjashme me tënden, por nuk kam dashur as të përkëdhelem në media dhe as kam pretenduar se jam e bezdisur nga një vëmendje që vetë e kam kërkuar. Duke u futur në “Big Brother”, ke nënshkruar një marrëveshje me publikun, që je vendosur në qendër të vëmendjes, në këmbim të interesit të tyre rreth teje”. Kryeredaktorja e “Palomës” përfundoi me komente therëse, kur theksoi se: “Shumë personazhë “pseudopublikë” janë të parët që kërkojnë vëmendje dhe të parët që të kritikojnë kur shkruan diçka që nuk iu pëlqen. Është e çuditshme, por e vetmja gjë që ata duan të dëgjojnë është gjëra të mira, duan që t’i të thurësh vazhdimisht lavde për ta”.

Link:
Bertina, debat i nxehtë në emisionin e Pasdites

Popularity: 1% [?]

Big Brother Apple?

Wednesday, April 20th, 2011 | iPhone with No Comments »
Click the image to open in full size.

Every Apple iPhone owner has a free app they didn’t even know they had: iKnow Where You Are.
The U.K. based newspaper The Guardian is reporting that security researchers have discovered the iPhone keeps tabs on your location at all times. The location log includes longitudinal and latitudinal coordinates as well as a timestamp. Each time the iPhone is synced to the computer a new log file is created. Apple has literally made it possible for anyone who cares enough to look, to have a complete map of an individual’s movements for as long as they have had the phone.

While this may seem as a Big-Brother breach against iPhone owners’ privacy, Apple is in the clear legally. Near the end of the 15,000 plus word iTunes terms and conditions document you never read before agreeing to them is this nugget, “Apple and our partners and licensees may collect, use, and share precise location data, including the real-time geographic location of your Apple computer or device. This location data is collected anonymously in a form that does not personally identify you and is used by Apple and our partners and licensees to provide and improve location-based products and services. For example, we may share geographic location with application providers when you opt in to their location services.”

For now it seems the data is simply being transferred from iPhones to the computers they are synched to and not to any third parties or Apple. However, this does little to ease the idea of someone stealing the location databases of iPhone users. Apple has yet to comment on the situation.

The scientists who discovered this, Alasdair Allan and Pete Warden, have set up a webpage (petewarden/iPhoneTracker @ GitHub), which answers questions about the file and even have an app that lets users check for themselves the location data their iPhone has retained. It is worth noting the iPhone is the only device that researchers found to be collecting and hording location data information.

Source: The Guardian

Attached Thumbnails
Click image for larger version</p>
<p>Name:	iSpy.jpg<br />
Views:	N/A<br />
Size:	314.5 KB<br />
ID:	518643
 

View full post on ModMyi.com News Feed

Popularity: unranked [?]

Ergysi: Do te takoj “vajzën e doktorit” (INTERVISTE)

Friday, April 8th, 2011 | Big Brother, Lajme with No Comments »

Në përballjen e fundit me Ermelën, Ergysi nuk arriti të kurorëzohej fitues. Por ai e ka shijuar eksperiencën e tij të “Big Brother”. Me daljen nga shtëpia ka hedhur edhe rreshtat e parë të këngës që do t’ia kushtojë këtij ‘reality show’. Shumë pranë fitores, por pa e arritur dot. Si i përjetove çastet e fundit? Le të themi që fitorja është kurora e të gjithave, por në këtë “Big Brother” kam luajtur përtej fitores. Besoj se kemi dhuruar një fitore dashurie për të gjithë ata që na kanë ndjekur. E mendoje që do të ishe përballë Ermelës për çmimin e madh? Pse jo me Ermelën. Ishte emocion i bukur, por në fund, në ato momente nuk ke çfarë të mendosh tjetër veç faktit që njëri do ta marrë fitoren dhe mbetet që të shijosh atë që ngelet. Si e shihni ju gjithë rrugëtimin e Ermelës në këtë spektakël? Ermela ka luftuar, ishte konkurrente pikante e këtij kompeticioni. Ishte vajza me tre djem në shtëpi në natën finale dhe logjikisht meqë ky “Big Brother” ishte i vajzave, normal që pritej fitorja e saj. Po eksperiencën tënde si do ta përkufizoje? Kam një mal me gjëra, por po them se e kam dashuruar “Big Brother” dhe e konsideroj eksperiencën si ajo fabrika e dashurisë që kam ndërtuar aty brenda. Është një këngë e Xhovanotit që thotë: duke konsideruar që dashuria nuk ka çmim, do jepja gjithë dashurinë që kam për të provuar edhe pak. Si kanë qenët orët e para jashtë shtëpisë? Kam marrë shumë përgëzime dhe jashtëzakonisht përzemërsi. Orët e para i kalova te Geri, OG, duke përshëndetur gjithë banorët, duke takuar gjithë produksionin e madh dhe si përmbyllje te studio OG hodhëm dy rimat e para të gëzimit. E nisa këngën që kisha premtuar. Është mënyra më e bukur për ta vazhduar melodinë. Cila ishte vajza misterioze së cilës i shkruaje brenda shtëpisë? Vajza e doktorit është një titull artistik i pagëzuar nga unë. Është një vajzë me të cilën jam takuar para se të hyja në “Big Brother” vetëm dy javë dhe them se ka qenë një motiv shumë i bukur, sensacional, por jo më tepër sesa kaq. Do ta takosh sërish tani? Nëse do kishte dëshirë pse jo. Akoma nuk e kam idenë se çfarë bëhet jashtë, sepse ende nuk e kam prekur realitetin. Por besoj se do ta takoj. Çfarë do kishe ndryshuar nga kjo aventurë e jotja? Unë nuk jam njeri që jetoj me pishmane. Gjithçka kisha për të bërë në “Big Brother” i bëra dhe nuk më ka ngelur gjë. Cili është parimi yt në jetë? A di njeri për çfarë po jetojmë. Kemi artin për të mos vdekur kurrë nga e vërteta.

View original post here:
Ergysi: Do te takoj “vajzën e doktorit” (INTERVISTE)

Popularity: unranked [?]

Ermela: Kam luajtur fort ne “Big Brother”

Friday, April 8th, 2011 | Big Brother, Lajme with No Comments »

Ditët e qëndrimit të banorëve në shtëpi janë si një film. Pikërisht për këtë fakt, “Vëllai i Madh” kishte krijuar një ambient krejt të veçantë për banorët. Ermela dhe Ogreni ecin nëpër një shirit filmi për të ndjekur një klip me rrugëtimin e tyre në “Big Brother”. Të dy banorët e quajnë një atmosferë ëndrre, një situatë gati surreale. E para që shikon klipin është Ermela. Teksa klipi shfaqet, Ermela ka treguar gjithë aventurën e saj. “Ditën e parë kur hyra, kisha menduar se do të isha ajo që jam në jetën e përditshme, një vajzë që nuk e prish terezinë me asnjeri, që rrezaton humor, bën për të qeshur edhe ta që janë në kulmin e mërzisë. Kur hyra brenda shtëpisë pashë se mënyra se si funksiononte loja ishte se duhet të bëje të nxirrje tjetrin nga vetja dhe ti dilje fitimtar. Ishte situata me Hënesin që ndryshoi gjithçka. Kam pasur qartësi në të gjitha veprimet që kam bërë dhe habitem edhe me veten se ku e kam gjetur atë forcë. Mua më pëlqejnë jashtëzakonisht sfidat dhe rrezikoj shumë. Fillova të luftoj edhe më fort kur e pashë se brenda shtëpisë nuk kishte ndonjë më të mirë se unë, por edhe sikur të kishte njeriu duhet të luftojë të japë më të mirën deri në fund. Lidhja me Ervinin ka qenë një nga gjërat më të bukura. Më kujtohet çdo imtësi, por jam munduar t’i shmang, sepse më vënë në gjumë. Ai më ka kuptuar shumë shpejt për atë që jam gatuar dhe kjo është shenjë që një marrëdhënie mund të funksionojë. Kam pasur shumë probleme kur kam hyrë nga jashtë, por s’mund të rrija në një cep të dhomës e të qaja, ndaj i thashë vetes çohu e lufto”. Këto kanë qenë fjalët me të cilat Ermela ka përshkruar gjithë aventurën e saj brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother”.

See original here:
Ermela: Kam luajtur fort ne “Big Brother”

Popularity: 1% [?]

Powered by Yahoo! Answers