Shiko Big Brother Albania 3 ! TANI ESHTE LIVE!

Saturday, April 10th, 2010 | Big Brother, Video with No Comments »

Watch live video from BIG BROTHER ALBANIA 3 on Justin.tv

Read this article:
Shiko Big Brother Albania 3 ! TANI ESHTE LIVE!

Popularity: 1% [?]

Luftë me ujë

Thursday, March 18th, 2010 | Lajme with No Comments »

Banorët, pas drekës, janë shtrirë për të pushuar e disa prej tyre janë në gjum. Jetmiri, Erioni dhe Hakiu diskutojnë që të organizojnë dicka për t’u argëtuar e për ngritur nga gjumi banorët e tjerë. Hakiu thotë që t’ia lënë në dorë Erionit, por Miri ia kthen se kreativiteti i Erionit shkon deri tek ngrënia e ndonjë sanduici. “Ja të shohim kreativitetin tuja”- thotë Erioni duke pritur nga dy banorët e tjerë ndonjë ide. Të tre vihen në mendime për lojën që mund të organizojnë dhe Hakiu hedh një ide që t’u fshehin deri të shtunën vajzave kutitë e tualetit, po Miri mendon se atyre do u ikë mendja dhe vec do ulërasin nëpër shtëpi. Hakiu mendon që t’ia bëjnë këtë Bertinës, por Miri shprehet se ajo nuk i mban shakatë dhe i merr shumë seriozisht ato. miri hedh idenë që t’u fshehin banorëve atletet dhe kërkon një aprovim nga Erioni, por ai u thotë me ironi se nuk i duket kreativitet ky, por lojëra kopshti. “Po na thuaj ti ca kreativitete nga gjimnazi apo universiteti”- i thotë Miri dhe Erioni shprehet se duhet menduar mirë njëherë kjo gjë, por sipas Kikës, mendimi i Erionit do zgjasë deri fundjavën tjetër. Erioni thotë që t’i lagin me ujë dhe Mirit i pëlqen ideja dhe i kërkon atij që të shkojë ai i pari dhe më pas ai, sepse nëse e fillon vetë Miri, mund t’ia marrin për keq. Erioni e lë këtë ide duke thënë se brenda në shtëpi nuk bëhet sepse lagen krevatët. Miri i thotë Erionit se duhet të gjejë ndonjë lojë për banorët e tjerë, por Erioni shprehet se nuk mund të luajnë me cdo njeri sepse ka nga ata që e marrin keq. Miri ia kthen se le të mërziten sepse nuk kanë ardhur këtu që të rrinë vetëm seriozë dhe shton se cdo njeri veten e vetë tregon. Miri ngrihet dhe vjen rrotull nëpër shtëpi për të menduar ndonjë gjë. Ai shkon në tualet ku ndodhet Bertina dhe i hap derën. Bertina e mbyll dhe i kërkon që të mos e bëjë prapë, por Miri vazhdon me të tijën; ai e hap, ajo e mbyll derisa ajo nervozohet. Më pas ai mbush një shishe me ujë dhe shkon në dhomën e gjumit e lag Adën. Ajo e ndjek me vrap dhe shkon në kuzhinë ku mbush gotën me ujë për t’iu kundërpërgjigjur atij. Miri rri pas derës së kopshtit, duke penguar kështu Adën që ta lagë. Ajo i kërkon që ta hapë që ai ta lagë atë, por Miri i thotë se burri që është burrë nuk laget por ikën me vrap. Të dy qeshin. Erioni vjen dhe ndihmon Adën të hapë derën e kështu fillon lufta me ujë mes të treve. Miri shkon e fshihet te shtëpia e vjetër, ndërsa Ada me Erionin, aleatë të dy, kërkojnë të futen në shtëpi, por Kika u mban derën dhe nuk i lejon. Kështu fillon lufta edhe me Hakiun. Loja i përfshin edhe banorët e tjerë që ngrihen nga gjumi. Tre djemtë ia arrijnë qëllimit që t’i fusin të gjithë në lojë. Share on Facebook

Continued here:
Luftë me ujë

Popularity: unranked [?]

Mërzitje në shtëpi

Wednesday, March 17th, 2010 | Lajme with No Comments »

Olta dhe Ada flasin për Klodin i cili nuk u duket fort në formë. Ada shprehet se ka pak kohë që e sheh të mërzitur, ndërsa Olta përpiqet t’i japë kurajo duke i thënë se do i kalojë. Klodi tregon se e ka kpur një mërzitje dhe se nuk ndjehet shumë energjik. Ada shprehet se e ka kapur një ankth dhe Klodi thotë se kjo ishte fjala e përshtatshme pasi edhe ai ashtu ndjehet dhe të dy shprehen se nuk e kuptojnë se përse janë në këtë gjendje. Me ta bashkohet dhe Edi dhe Seldi thotë se edhe ai u duket i mërzitur dhe interesohet se cfarë mund ta shqetësojë atë. Edi thotë se nuk ka asgjë, por në shtëpi vihet re një atmosferë e rënduar. Edhe pse në sfond është vendosur muzikë, banorët nuk kërcejnë, por mjaftohen vec duke e dëgjuar atë. Ndërsa Valoni qëndron shtrirë e i sëmurë, banorët interesohen herë pas here për gjendjen e tijs hëndetësore duke u kujdesur që ai të mos përkeqësohet. Share on Facebook

Read more here:
Mërzitje në shtëpi

Popularity: unranked [?]

Njohje mes banorëve

Wednesday, March 17th, 2010 | Lajme with No Comments »

Bertina dhe Erioni qëndrojnë në dhomën e gjumit dhe zhvillojnë një bisedë me pyetje-përgjigje, për t’u njohur më mirë mes tyre. Ata bisedojnë për komplimentet e ndryshme që kanë marrë dhe Bertina shprehet se qëndron indiferente ndaj atyre që i thonë në rrugë. Për dhruatat, atë ndajnë të njëjtin mendim dhe thonë se për ta e rëndësishme është ideja dhe se e vlerësojnë personin që ua dhuron, pavarësisht nga përmbajtja e saj, por në të kundërt me njeri-tjetrin, Bertina thotë se i pëlqen të dhurojë, kusre Erioni jo. Bertina tregon se i pëlqejnë shumë dhuratat pellushë. Ajo e pyet Erioni se cfarë vlerëson tek një person i dashur dhe ai përgjigjet se vlerëson faktin që e bën të ndjehet mirë. Erioni thotë se situata që e bëjnë të ndjehet mirë është e vështirë të përshkruhen, por për ato që e bëjnë të ndjehet keq, ai reagon duke ia thënë personit tjetër. Bertina shprehet se ajo vlerëson momentet kur ai person i përkushtohet, kur e kupton dhe e ndihmon në situatat në nevojë. Nga fjalët e Erionit, Bertina shprehet se kupton që ai vlerëson besimin dhe që kur e fiton atë, e kthen në dashuri. Në dhomën e ndenjjes, Jetmiri, Valoni dhe Ada bisedojnë për jetën që bëjnë. Kështu ata flasin për shkollën, shoqërinë, emigracionin dhe vështirësitë e jetës në emigrim. Share on Facebook

Read more here:
Njohje mes banorëve

Popularity: 1% [?]

Bertina i kërkon falje Klodit

Wednesday, March 17th, 2010 | Lajme with No Comments »

Bertina afrohet tek Klodi në kopësht dhe i ka kërkuar falje për fjalët që i ka thënë dje kur kanë debatuar e më së shumti që e ka quajtur gjarpër. Klodi shprehet që nuk ka pse t’a vrasë mendjen pasi janë gjëra që ndodhin dhe po ashtu dhe ai i kërkon falje nëse e ka fyer. Bertina shprehet se e rëndësishme është që të kuptohen dhe Klodi përgjigjet se është i qetë dhe ajo nuk e ka lënduar. Bertina thotë që ajo e kupton natyrën e tij që është i ndjeshëm dhe Kloid shprehet se të gjithë janë të ndjeshëm në një mënyrë apo në një tjetër, por Bertinës i drejtohet se atë nuk e lë t’a shfaqë këtë pjesë të karakterit të saj. Jetmiri kërkon të ndërhyjë në bisedën e tyre, por Bertina i thotë se ai nuk ka të drejtë të flasë fare dhe ai afrohet tek ata. Ajo shton që nëse ka mundësi duhet të largohet pasi ata janë duke biseduar për diçka. Më pas ata i kthehen përsëri bisedës së tyre dhe pse Jetmiri vazhdon të qëndrojë aty dhe Klodi i thotë Bertinës për krenarinë që dhe ai e ka patur shumë primare faktin e të qënit krenar, por ka humbur shumë nga kjo gjë paçka se vazhdon të jetë përsëri krenar. Bertina e pyet nëse pa krenari dhe vetvlerësim mund të bësh hapa përpara dhe ai përgjigjet që është e mundur. Ai shprehet se Bertina e ka më të theksuar se të gjithë krenarinë dhe ai i ka bërë shumë provokime, nganjëherë jo të bukura, por ia ka bërë që ai t’a superojë dhe t’a njohë disi. Bertina përgjigjet që ajo ka qënë personi i parë që ka lidhur kontakte me Klodin dhe nëse kanë patur keqkuptime, ajo është afruar përsëri tek ai. Klodi përgjigjet që atij nuk i është dukur ashtu. Bertina shprehet se Klodi i ka patur në majë të gjuhës provokimet dhe ironitë, por ai përgjigjet që nuk ka bërë ironi por ka dashur të luajë me të. Bertina thotë se kjo lojë është si shkollë jete dhe duke pësuar, do mësojnë. Klodi përgjigjet që sado diploma shkolle të kesh, përsëri do të kesh diçka për të mësuar. Ai shton që tema e bisedës që kanë folur mbrëmë për emigrimin ka qënë shumë interesante dhe ai do të kishte dashur të ishte dhe Bertina me Erionin prezent. Më pas Bertina i thotë Klodit që ai ka folur me Oltën me ironi për të dhe Klodi e mohon duke i thënë se meqënëse ajo nuk flet me Oltën, nuk do të thotë që ai dhe të influencohet nga Olta për Bertinën. Ai pohon që ato që i ka bërë nuk ka si t’i mohojë, por e rëndësishme është që u sqaruan. Share on Facebook

Read more here:
Bertina i kërkon falje Klodit

Popularity: unranked [?]

Miri ndjehet i refuzuar nga Bertina

Wednesday, March 17th, 2010 | Lajme with No Comments »

Jetmiri pasi ka ndenjur një kohë të gjatë vetëm në kopësht duke vështruar banorët teksa bënin banjo dielli dhe më pas është futur në kuzhinë, ka thirrur Bertinën të bisedojëe pak me të. Fillimisht ajo i ka thënë t’a lënë për më vonë pasi donte të merrte rreze dielli, por Miri i përgjigjet që ai do të flasë në ato momente me të. Miri i thotë se nëqoftëse rrezet janë më të rëndësishme se ai, mund të largohet por ajo ka qëndruar me të duke i thënë që ai është shumë tekanjoz pasi do që çdo gjë të bëhet kur do ai. Më pas Miri pyet Bertinën se si po ndihet këtë javë që është në kandidim dhe ajo përgjigjet që nuk e ka ndjerë fare. Ai shprehet se ka dëgjuar se ajo ka debatuar me Klodin dje dhe ajo i tregon se ka thënë “iku dielli sepse e kuptoi që ka një diell më të rëndësishëm”, duke folur për veten. Ajo shton se Klodi ka thënë se yll i duket vetëm Olta, por më pas ka ndryshuar mendim duke thënë që asnjë nuk është yll aty dhe Bertina i është drejtuar Klodit që ai është kontradiktor me veten. Bertina i shpjegon më tej fjalë për fjalë debatin dhe shton që Klodi i ka se ajo mbështetet tek Erioni dhe nuk i jep mundësinë të tjerëve që t’a njohin. Jetmiri pyet Bertinën se në çfarë pozicioni e sheh veten brenda shtëpisë dhe ajo përgjigjet që nuk di të japë një përcaktim të saktë pasi situatat janë spontane dhe marrdhëniet me banorët e tjerë janë normale, përjashtuar një personi (e ka fjalën për Oltën) që nuk do t’i flasë fare gjatë qëndrimit në shtëpi. Jetmiri pyet nëse i mungon që të bisedojë me ndonjë nga vajzat në shtëpi për të ndarë ndonjë bisedë mes femrash dhe ajo përgjigjet se bisedat i bën atje ku e ndjen dhe ia vlen t’i bëjë. Jetmiri pyet nëse asnjë nga vajzat nuk ia vlen që të bisedosh me to dhe ajo i përgjigjet se nuk ka ardhur që t’a marrë Jetmiri në pyetje pasi i ka shumë bezdi këto situata. Jetmiri shprehet që sa herë që ai merr inisiativën për të folur me të, ajo ia ndërpret lidhjet me këto forma. Bertina thotë se asnjë nuk i kërkon shpjegime atij se pse bën këtë apo atë, por ai është shumë kurioz dhe Bertina nuk e kupton pse ndjek këtë teknikë. Jetmiri përgjigjet që ajo nuk duhet t’a marrë si teknikë pasi ai thjesh po kërkon të flasë me të. Ajo shprehet se ai është i aftë t’a kuptojë shumë mirë atë. Jetmiri thotë se sa herë që ai kërkon të bejë një bisedë serioze me Bertinën , ajo e ndërpret. Bertina përgjigjet që asaj i duket sikur ai kërkon t’a ulë me këto biseda dhe Miri thotë se ajo vjen me paragjykimin që Miri do t’a bëjë këtë gjë. Jetmiri shprehet se ai po kërkon t’i japë mundësinë të shprehet dhe ilustrojë mendimet e saj dhe ajo nuk duhet të mendojë negativisht. Ai shprehet se ajo ka mënyrat e saj të të sjellurit, por atij shpesh i duken veprime robotike sikur i llogarit të gjitha ndërkohë që njeriu duhet dhe të luajë e të qeshë. Jetmiri shprehet se do t’i kishte ardhur mirë nëse ajo do t’a kishte marrë për të biseduar atë dhe t’ia thoshte ato që mendon për të pasi të tjerët ia thonë në sy difektet që ka ai ndërsa ajo nuk e ka bërë asnjëherë. Bertina përgjigjet se difektet e tij janë që i mbetet qejfi shpejt dhe është kokfortë. Jetmiri shprehet se ai do të dijë mendimet e saj, por ajo nuk i shprehet dhe nuk ia jep mundësinë të flasin. Ai thotë se në këtë mënyrë ata po largohen dhe Bertina shprehet se ky është një justifikim. Jetmiri përgjigjet që ata duhet të gjejnë një vijë të mesme që të bisedojnë dhe të kenë marrdhënie shoqërore. Bertina shprehet se deri kur ka qënë Rezi, ai ka qënë në një botë tjetër dhe nuk ka biseduar me askënd. Ajo shton që ai kërkon të dijë shumë për jetën e saj private lidhur me Erionin dhe është zhgënjyer prej tij pasi nuk i priste këto reagime. Jetmiri i përgjigjet që ajo nuk po e bind me argumentat e saj dhe po i duket egoiste. Share on Facebook

See the original post:
Miri ndjehet i refuzuar nga Bertina

Popularity: 1% [?]

Nominimi i Klodit

Wednesday, March 17th, 2010 | Lajme, Thashetheme with No Comments »

Klodi e merr keq nominimin dhe është frikësuar nga mundësia nëse do të eleminohet nga loja të shtunën. Ai u ka thënë banorëve teksa rrinin në dhomën e gjumit, se e ndjente që ai do të dalë kësaj jave duke e përforcuar mendimin me faktin që i kruheshin këmbët, çka për të do të thoshte se së shpejti do të bënte rrugë. Ata e kundërshtojnë duke i thënë që të mos fiksohet pas këtyre gjërave sepse është e kotë. Kështu pasi bëjnë thashetheme për banorët e grupit tjetër Olta, Seldi Domi dhe Ada bisedojnë për nominimin e Klodit. Olta thotë se Klodi e ka marrë keq nominimin dhe është fiksuar se do të dalë këtë javë. Kështu ata komentojnë shprehjet e Klodit duke thënë se atë e venos vetëm publiku. Seldi thotë se Klodi është aktiv brenda shtëpisë dhe nuk duhet ta mendojë fare nominimin. Ai kundështohet nga Olta e cila i thotë se ata që janë brenda shtëpisë mendojnë se Klodi nuk meriton që të dalë, por ata nuk e dinë se çfarë mendojnë tw tjerwt qw jashtë për Klodin. Ata komentojnë edhe shprehjen e opinionistit kur i thotë Klodit që të tregonte më tepër nga vetja e vetë sepse ai ka se çfarë të tregojë nga njohuritë e tij. Ada e komenton këtë shprehje si një mesazh ku Klodit i bëhej e ditur se ai nuk dukej aktiv nga jashtë, ndërsa Domenika e shikon thjesht si një këshillë që opinionisti i dha Klodit. Më pas ata diskutojnë për sjelljen e banorëve kur janë në nominim dhe Seldi tregon ndonjw fragment rreth javës që ishte në nominim së bashku me Domenikën. Share on Facebook

Read more:
Nominimi i Klodit

Popularity: 1% [?]

Jetmirin e ka marrë malli për Rezartën

Wednesday, March 17th, 2010 | Lajme with No Comments »

Në dhomën e gjumit fiken dritat dhe Jetmiri me Valonin dalin jashtë të pinë cigare. Teksa bisedojnë Jetmiri i thotë Valonit se kërkon shkruajë në një bluzë të bardhë diçka për Rezartën dhe për këtë i duhen disa kolore të cilat do t’i kërkojë më vonë në dhomën e rrëfimit. Atë e ka marrë malli shumë për të dashurën e tij dhe kërkon që të shkruajë diçka për të kujtuar atë dhe kohën e qëndrimit me të në BB. Kështu ai thotë se do të shkruaj ndonjë nga shprehjet që përdorte Rezarta kur fliste me të, ose kur bënte shaka. Jetmiri i tregon Valonit se atë e ka marrë malli për mënyrën se si Rezi e thërriste “O zemër”. “Zemër, o zemër, ah kur ia bënte zemër” i thotë Jetmiri Valonit dhe ky i fundit qesh. Ata diskutojnë edhe për ndonjë rreng që mund t’u bëjnë banorëve të tjerë të shtëpisë ku Jetmiri i këkon mendim Valonit, por ky i fundit nuk ka asnjë ide konkrete. Pas kësaj Jetmiri hyn brenda dhe i kërkon edhe Valonit që të shkojë brenda sepse jashtë bën ftohtë. Kështu të dy futen brenda ku banorët në dhomën e gjumit po përgatiten të flenë. Jetmiri u kërkon banorëve që t’i tregojnë ndonjë shprehje të bukur dashurie në dialektin e gjuhës kosovare. Kështu Kika, Valoni, por edhe Bertina dhe Erioni i thonë disa nga shprehjet që njohin. Jetmiri u tregon atyre se shprehjen kërkon që t’ia kushtojë Rezartës duke e shkruar mbi bluzën e tij. Pas disa minutash Jetmiri shkruan bluzën dhe e vendos te koka e krevatit të tij. Share on Facebook

Read more:
Jetmirin e ka marrë malli për Rezartën

Popularity: 1% [?]

Kostoja e jetesës për shqiptarët

Wednesday, March 17th, 2010 | Lajme with No Comments »

Erioni, Bertina, Jetmiri, Valoni dhe Hakiu janë ulur në sollon dhe bisedojnë me njëri-tjetrin për kushtet e jetesës në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë. Jetmiri pyet Erionin për koston e jetesës në Tiranë. Erioni i shpjgon se në Tiranë kostoja e jetesës është shumë e lartë në krahasim me pagat që kanë qytetarët. Ai tregon se brezi i ri që vijnë nga rrethet ose ata që kërkojnë të jetojnë tëpavarur nga familja, janë të detyruar që të jetojnë me shokë ose shoqe për të përballuar jetesën. Ai thotë se qëraja e një shtëpie në Tiranë është aq e lartë, saqë një njëri i vetëm me një pagë mesatarisht 50 mijë lekë (të reja) nuk arrin ta përballojë. Jetmiri i cili nuk ka jetuar në Tiranë, thotë se jetesa në rrethe të tjera nuk është kështu. Ai pyet për pagat dhe thotë se pagat që jepen nëpër rrethe janë shumë të ulta për të përballuar jetesën, por edhe çmimet janë më të lira. Ata flasin edhe për çmimet e produkteve të ndryshme ku Hakiu dhe Valoni tregojnë për çmimet dhe koston e jetesës në Kosovë, ndërsa Erioni dhe Bertina bëjnë krahasimin e çmimeve me Tiranën. Jetmiri habitet nga niveli i lartë i çmimeve në të dy vendet krahasuar me pagat minimale që kanë shqiptarët. Ai tregon për nivelin e jetesës në Romë dhe fillon i pyet përsëri banorët e tjerë për çmimet. Jetmiri tregon se një kafe në Romë kushton 70 cent, ndërsa Kika dhe Valoni tregojnë se në Kosovë 1 kafe në një kafene normale kushton nga 70 cent deri në 3 euro. Bertina dhe Erioni thonë se në Tiranë një kafe të kushton minimalisht 90 lekë, por që në varësi të vendit shkon edhe 200 lekë. Jetmiri habitet me këtë krahasim ku kyushtet që ofron qyteti i Romës janë shumë më të larta se sa ato që ofrohen në shqipëri dhe çmimet kanë kaq pak diferenca. Ai flet edhe për diferencën e çmimeve që ka Tirana nga qytetet e tjera duke treguar se në Vlorë një kafe kushton vetëm 50 lekë. Të gjithë ndajnë mendim se në Shqipëri kostoja e jetesës është shumë e lartë duke përfshirë edhe çmimin e enirgjisë elektrike dhe ujin e pijshëm. Më pas ata flasin për ndryshimet e çmimeve gjatë stinës së sezonit turistik. Share on Facebook

Read the original post:
Kostoja e jetesës për shqiptarët

Popularity: 1% [?]

Emigracioni

Tuesday, March 16th, 2010 | Lajme with No Comments »

Banorët ulen në sallon dhe Ada pasi tregon një pjesë të jetës së saj u kërkon banorëve që janë prezent të bisedojnë për emigracionin. Ajo u kërkon që të thonë mendiminn e tyre për emigrimin dhe për kthimin e emigrantëve përsëri në vendin e tyre. Ajo i pyet banorët nëse sipas tyre emigrantët duhet të të kthehen apo jo. Erioni thotë se kjo varet nga gjithësecili prej tyre. Valoni i thotë se kthimi i tyre varet edhe nga mundësitë që ofrohen në vendin e vet duke shtuar se në Kosovë brezi i ri e ka të vështirë që të gjejë një mundësi punësimi. Ada e pyet nëse nuk kanë mundësi apo nuk duan të punojnë dhe Valoni i thotë se në Kosovë mundësitë e punësimit për brezin e ri janë shumë të pakta dhe nuk të ofron njeri punë. Sipas tij kjo bën që të rinjtë të emigrojnë dhe të mos kthehen më. Në bisedë ndërhyn Kika i cili thotë se është vënë re që një pjesë e emigrantëve po kthehen, por vështirësitë janë edhe në integrimin e fëmijëve në kushtet që ofrohen në vendin e tyre. Ai thotë se një fëmijë që është rritur jashtë dhe është shkolluar aty, e ka të vështirë të ambjentohet me sistemin arsimor në Shqipëri, por edhe kjo gjë po përmirësohet sepse po hapen edhe shumë shkolla private. “Unë po e shoh kthimin e emigrantëve si pozitive që mund të ndodh në të ardhmen” thotë Kika. Ada thotë se fëmijët mund të përshtaten më lehtë, por Kika e kundërshton duke thënë që fëmija e përjeton keq ndërrimin e kushteve pasi ajo është bërë pjesë e tij, dhe fëmija nuk arrin ta mendojë dot ndryshe realitetin rreth vetes. Ata thonë se të gjithë emigrantët duan dhe dëshirojnë të jetojnë në vendin e tyre, por janë kushtet që i detyrojnë të jetojnë larg. Ada thotë se shqiptarët më tepër i vret mentaliteti edhe në punë. Ajo thotë se në Shqipëri bën të njëjtën punë që bën edhe në Itali pa e pasur problem. “Këtu është ai mëndimi që ua ajo punon kamariere, ose puna e shkollës që i bën shqiptarët të mos punojnë” thotë Ada. Mendimi i saj përkrahet edhe nga Jetmiri dhe Kika. Ata ndajnë mendimin se që emigrantët t’i investojnë kursimet e veta në vendin e tyre, duhet që të përkrahen nga ligje të forta dhe këtë mund ta bëjë vetëm një shtet i fortë ligjor. Share on Facebook

See the article here:
Emigracioni

Popularity: 1% [?]

Powered by Yahoo! Answers