Hakiu i propozon disa nga banorëve të organizojnë një lojë. Ai shprehet se do të bëjnë një model emisioni ku ai do të jetë prezantuesi dhe protagonist do të jetë një mashkull ose një femër dhe do të ketë tre kanditate për protagonistin që të zgjedhë njërin që do të pëlqejë më tepër, vetëm me anë të pyetjeve që do t’i bëjë. Kika fillon emisionin të cilin e ka quajtur “po të më kishe parë, si do të më shikoje”. Protagoniste do të jetë Ada dhe tre djemtë që do të jenë kandidatë për t’u zgjedhur janë: Seldi, Jetmiri dhe Valoni. Ada do t’i bëjë pyetje djemve, dhe nuk do t’i shikojë ata por vetëm do t’i dëgjojë zërin dhe do t’i thërasë me numra. Kika prezanton Seldin “djalin kolos dhe simpatik”, Jetmiri “një djalë nga Vlora”, dhe Valoni “djali nga Prishtina”. Pyetja e parë e Adës është t’i përshkryajnë pamjen e tyre të jashtme dhe tre djemtë mundohen të përgjigjen por duke përdorur dhe shakanë. Ajo e pyet Valonin se çfarë komponentësh duhet të ketë një vajzë që t’i bëjë ata për vete dhe ai thotë që atë duhet jetë bionde me sy jeshil. Më pas Kika prezanton që ka ftuar dhe një opinionist dhe ai është Klodi. Ai shprehet që kandidatët nuk i duken interesantë. Kika thotë që ka ardhur momenti që Ada të bëjë zgjedhjen e saj dhe ajo eleminon Valonin të parin sepse nuk i përshtatet, më pas eleminon Jetmirin duke i thënë që jeta nuk është lojë dhe paraja nuk sjell lumturinë. Ada i suprizon duke shprehur që asaj nuk i pëlqen asnjë nga kanditatët dhe do t’i eleminojë të tre, dhe Seldi nuk i pëlqen pasi bën shumë shakara. Pasi “emisioni” me Adën protagoniste është mbyllur në vendin e saj vjen Erioni, ndërsa kandidatet janë Bertina, Domenika dhe Rezarta. Erioni fillon me pyetjen e parë se çfarë vlerësojnë më tepër në karakterin e tyre dhe Rezi përgjigjet sinqeriteti dhe besueshmëria, Domi thotë thjeshtësia, sinqeriteti, dhe zemërgjerësia, ndërsa Bertina specifikon shkathtësinë, sinqeritetin, dhe guximin. Më pas Erioni i pyet se çfarë do të bënin po të ishin vetëm në një ishull dhe Domi shprehet se do të mendonte si do të mbijetonte dhe si do të largohej, Rezi thotë se do të mundohej të ruante qetësinë dhe të gjente një mundësi për të shpëtuar, dhe Bertina shprehet që do të mundohej të gjente kode për t’i transmetuar të dashurit të saj se ku ndodhet. Në këto momente ndërhyn Klodi dhe thotë se Domi është romantike dhe e komplimenton, për Rezin thotë që është akoma e vogël dhe ka kohë të piqet, ndërsa për Bertinën thotë se është e bukur, por mundohet të hiqet tjetër nga çfarë është. Erioni eleminon të parën Rezin, të dytën Bertinën dhe zgjedh Domin. Ai thotë që Domi i ka pëlqyer nga përgjigjet që i ka dhënë dhe kërcejnë bashkë. Share on Facebook

See the article here:
Ada dhe Erioni duhet të zgjedhin
Popularity: unranked [?]

Leave a Comment