Archive for February, 2010

Kika:“Nominohen ata që kan ç’të japin, mbetet llumi”

Sunday, February 28th, 2010 | Lajme with No Comments »

Bertina është e mërzitur dhe po qëndron e vetme jashtë, ndërsa të tjerët hanë darkë. Ajo është mërzitur për debatet që pati kryesisht me banorët e rinj, gjatë kohës së planifikimit të buxhetit. Jashtë del Kika dhe bisedon me vajzën për sjelljen e banorëve të rinj në shtëpi. Bertina thotë se tashmë në BB nuk është më ajo mardhënia që ka qënë dikur ku banorët që sqaronin keqkuptimet që kishin, por tashmë ka vetëm provokime e intriga. Bertina thotë se banorët e rinj duket se u kanë shpallur luftë atyre më të vjetërve, por po dalin mashtrues sepse po u çirren maskat. Hakiu përkrah mendimet e vajzës duke thënë se ai është munduar që të afrohet me ta, që të mos ndjeheshin të huaj, por në fund është nominuar prej tyre. Bertina thotë se tashmë nuk ekziztojnë më sqarimet, por në shtëpi ka vetëm provokime të cilat ndikojnë dhe për keq në puplik. Kika i jep kurajo vajzës dhe i thotë se e rëndësishme është që të sillësh mirë gjatë nominimit që publiku të shohë të mirat. Më pas ai shprehet se është i friksuar, pasi këtë herë janë të nominuar kandidatë të fortë duke u shprehur “janë nominu njerëz që kanë ça të japin dhe ka mbet ai llumi”. Dhe Bertina thotë se loja në BB ka marrë një drejtim të gabuar ku kandidatët e fortë po eleminohen, ndërsa ata që sipas saj nuk e meritojnë, vazhdojnë të jenë të qetë në shtëpi. Share on Facebook

The rest is here:
Kika:“Nominohen ata që kan ç’të japin, mbetet llumi”

Popularity: 1% [?]

Jetmiri:“jam ndjerë i provokuar nga Olta”

Sunday, February 28th, 2010 | Lajme, Thashetheme with No Comments »

Banorët organozojnë një lojë ku Enxhi këndon dhe përdor emrin Nina e cila do të luante rolin e një protagonisteje ne një emision. Gjatë lojës Jetmiri dhe Rezarta ndërpresin bisedën e tyre dhe bashkohen me banorët e tjerë. Loja mbaron dhe banorët nisin të bëjnë komentet e tyre. Rezarta pyet Domenikën për mardhënien e Jetmirit me Oltën duke u nisur nga një klip ku Domenika fliste për Oltën që provokonte djemtë. Domenika shpjegon se kjo nuk kishte lidhje me Mirin, por ishte vetëm një rast nervozizmi i Domenikës dhe thënia e saj është keqkuptuar. Olta thotë se ka qenë Jetmiri ai që ka thënë se ndjente për Oltën duke u shprehur “Miri ishte ai që kishte thënë se Olta i shkaktonte të dridhura”. Rezarta mbron Jetmirin ndërsa Olta dhe Domenika e sqarojnë se Olta nuk ka pasur ndjenja të tilla për Jetmirin, por ka qenë Miri ai që i është afruar gjithmonë Oltës. Më pas Rezarta shkon në tavolinën e ngrënies dhe bisedon me Jetmirin për mardhënien e tij me Oltën. Miri i thotë se ai e kishte deklaruar në shtëpi së me Oltën po bënte lojë dhe kjo do të dalë me kalimin e kohës. Rezarta e pyet për klipin që u transmetua gjatë spektaklit ku Jetmiri ishte protagoniste mes vajzave. Jetmiri shpjegohet se ka qenë vetëm lojë, “unë e bëra atë të mendonte se unë mdjeja për të” thotë ai duke iu referuar Oltës. Më pas ata diskutojnë duke vënë përballë shprehjet e Oltës dhe të Jetmirit. Jetmiri thotë se ai është ndjerë i provokuar nga Olta. “Mua më ka provokuar. Atë që bëri me Erionin, e bëri edhe me dikë tjetër, por me mua nuk i doli loja” i tregon Miri Rezartës dhe i kërkon që ajo t’ia lërë përgjigjet kohës sepse sipas tij, koha do t’i vërtetojë të gjitha. Më pas të gjithë ulen në tavolinën e ngrënies dhe nisin të hanë darke duke mbyllur bisedën që ngjalli debate dhe thashetheme edhe te banorët e tjerë. Share on Facebook

More here:
Jetmiri:“jam ndjerë i provokuar nga Olta”

Popularity: 1% [?]

Rezi:“Miri, të lutem mos më lëndo”

Sunday, February 28th, 2010 | Lajme with No Comments »

Pas një kohe të gjatë qëndimi në distancë, Jetmiri i afrohet Rezartës dhe e pyet se çfarë ka që rri e mërzitur. Rezarta i thotë se ajo nuk ka asgjë, por sipas vajzës, është Jetmiri ai që ka diçka pasi i ka qënduar gjithë ditën larg. Jetmiri ulet pranë saj në sallon dhe të dy nisin të bisedojnë për mardhënien e tyre. Teksa vajza flet, Miri qëndron i heshtur duke e parë dhe Rezarta e pyet se përse e shikon në atë mënyrë. “Nëse ka diçka që nuk shkon, ma thuaj” i thotë Rezi dhe më pas shton se mes tyre mungon pak komunikimi. Duke qënë në kontekstin e një loje, ajo thotë se do të mundohet që të presë ndërsa Jetmiri nuk bisedon me të apo i qëndron larg. Ndër të tjera Rezarta i thotë Mirit “sido që të shkojë loja, veç të lutem mos më lëndo”. Më pas ajo shton “nganjëherë nuk e kuptoj a jena bashkë, a jo” dhe pasi Jetmiri e pyet “përse” Rezi shpjegon “sepse ti je shumë larg”. Më pas vajza i thotë Mirit se ajo e kupton që ai është në një lojë dhe e këshillon që të mos provokohet nga ato që i thonë të tjerët sepse ajo vetë nuk i merr parasysh fjalët dhe opinionet e tyre. Kështu të dy diskutojnë për sjelljen e tyre në shtëpinë e BB. Më pas diskutimi zhvillohet përreth lidhjes së tyre. Jetmiri i thotë Rezit se ai nuk po e kupton se përse ata të dy po i japin njëri-tjetrit shumë besim dhe më pas e pyet “Çfarë mendon se na lidh ne të dyve?” dhe Rezi i përgjigjet “ndoshta ka të bëjë edhe fiziku”. Më pas Jetmiri e pyet nëse Rezi do të pranonte që të lidhej me të, nëse do të ishin jashtë dhe Rezi i përgjigjet “Po”. Jetmiri fillon të flasë për lidhjen që ai ka pasur jashtë dhe sjelljen e tij në këtë lidhje duke theksuar se do që vajzës që ka pranë, t’i tregojë fillimisht të metat e tij dhe pastaj anët e mira, për të kuptuar nëse vajza e pranon atë si person. Të dy të rinjtë flasin për ato që kërkojnë dhe që duan të japin në një lidhje për një kohë të gjatë, ndërsa të tjerët bisedojnë për të hapur një temë debati. Share on Facebook

View original post here:
Rezi:“Miri, të lutem mos më lëndo”

Popularity: 1% [?]

Banorët organizojnë një mbledhje

Sunday, February 28th, 2010 | Lajme with No Comments »

Jetmiri thërret banorët që të mbidhen në sallon ku do të zhvillojnë të gjithë një mbledhje. Pasi ulen të gjithë,Jetmiri thotë se ai mendon që të vendosin disa rregulla për bashkëjetesën dhe për këtë duhet një diskutim transparent. Ai u kërkon banorëve që të bashkëpunojnë të gjithë për të bërë pastrimin e shtëpisë. Kështu nis edhe një herë diskutimi për punët e shtëpisë, por këtë herë me tone më të qeta. Të gjithë banorët japin mendimet e tyre duke theksuar nevojën e ndarjes së punëve dhe pastrimin me pjesëmarrjen e të gjithëve. Kryesisht banorët bien dakort me idenë e Jetmirit, por ka edhe nga ata që janë kundër. Kështu Domenika thotë se ajo nuk është dakort me idenë e Jetmirit sepse nuk do që të ndjehet e detyruar duke u shprehur, “unë dua t’i bëj punët kur ta ndjej, kur të më vijë se gjithmonë kështu i kam bërë”. Bledari përveç përkrahjes së idesë për ndarjen e punëve, shpreh shqetësim e tij për veprimet e banorëve dhe pakujdesinë e tyre në lënien e gjërave vend e pa vend. Mendimi për ndarjen e punëve dhe respektimin e radhës, përkrahet nga shumica e banorëve të cilët hedhin edhe një herë tjetër short për të ndarë punët e shtëpisë. Kështu ata ndajnë punët dhe “bledhja” pasohet nga diskutime dhe komente në lidhje me çështjen në fjalë. Share on Facebook

Follow this link:
Banorët organizojnë një mbledhje

Popularity: 1% [?]

Bertina e prekur nga debatet, përlotet

Sunday, February 28th, 2010 | Lajme, Thashetheme with No Comments »

Pas disa debateve të forta, banorët si gjithmonë nisin të komentojnë dhe të sqarohen me njëri-tjetrin për fjalët, apo veprimet e kryera gjatë debateve. Bertina dhe Erioni shkojnë në dhomën e gjumit ku vajza nis një diskutim me Klodin. Gjatë kohës së debateve, mes Bertinës dhe Klodit shkatohet një zënkë. Para disa kohësh Bertina i kishte kërkuar Klodit një opinion për Oltën dhe këtë gjë Klodi e thotë përpara të gjithëve duke i kërkuar Bertinës që t’ia thotë edhe Oltës në sy. Bertina, e kapur në befasi, i thotë Klodit se ajo nuk kishte dashur që të bënte thashetheme për Oltën, por qëllimi i bisedës së saj kishte qenë diku tjetër. Ajo mundohet të shpjegojë Klodin, por ky i fundit insiston në mendimet e tij pa i lënë mundësi vajzës që të shpjegohet. Klodi i thotë që të sqarohet me Oltën, por Bertina e cila me këtë të fundit nuk ka mardhënie të mira, largohet nga debati. Tashmë Bertina dhe Klodi nisin një bisedë tjetër në dhomën e gjumit për të sqaruar zënkën. Klodi insiston në mëndimet e tij që Bertina duhet t’ia thotë gjërat hapur Oltës dhe jo të diskutojë për të me banorët e tjerë. Bertina nga ana tjetër, e kundërshton duke i thënë se ajo nuk kishte si qëllim të fliste për Oltën, por thjesht të njihte Klodin nëpërmjet disa prej mendimeve dhe opinioneve të tij. Teksa sqarohet Bertina preket dhe madje përlotet. E acaruar ajo i thotë Klodit “unë nuk i transformojë gjërat, unë çfarë kam i them” dhe përlotet pasi ndjehet e ofenduar nga disa shprehje të Klodit. Pas kësaj Klodi i thotë se ai nuk do që të çojë thashetheme sa andej, këtej dhe shton “unë nuk dua që ti të vuash për gjëra koti”. Më pas ata diskutojnë për shprehjet e përdorura gjatë debateve nga banorët në drejtim të Bertinës dhe anasjelltas, shprehje të cilat kanë prekur mjaft Bertinën. Share on Facebook

Read the original post:
Bertina e prekur nga debatet, përlotet

Popularity: 1% [?]

Britney Spears feat Madonna – Me against the music

Sunday, February 28th, 2010 | Lajme with 25 Comments

Super hot!!

Popularity: 1% [?]

Eminem Puke

Sunday, February 28th, 2010 | Lajme with 25 Comments

Eminem puke

Popularity: 1% [?]

BigBrother Albania 3 – Big Brother Albania 3 – Dita 28 (pj2)

Sunday, February 28th, 2010 | Big Brother, Lajme with No Comments »

Video: BigBrother Albania 3 – Big Brother Albania 3 – Dita 28 (pj2) Added by user: admin Date: 28.02.2010 (16:41) Description: Big Brother Albania 3 Dita 28 Top Channel Per videot me te reja nga Big Brother Albania vizitoni

Read more:
BigBrother Albania 3 – Big Brother Albania 3 – Dita 28 (pj2)

Popularity: 1% [?]

BigBrother Albania 3 – Big Brother Albania 3 Dita 17 (Pj 1)

Sunday, February 28th, 2010 | Big Brother, Lajme with No Comments »

Video: BigBrother Albania 3 – Big Brother Albania 3 Dita 17 (Pj 1) Added by user: admin Date: 28.02.2010 (16:41) Description: BigBrother Albania 3

See the original post here:
BigBrother Albania 3 – Big Brother Albania 3 Dita 17 (Pj 1)

Popularity: 7% [?]

BigBrother Albania 3 – Big Brother Albania 3 – Permbledhja DITA 27 – Pjesa e dyt ( 2 )

Sunday, February 28th, 2010 | Big Brother, Lajme with No Comments »

Video: BigBrother Albania 3 – Big Brother Albania 3 – Permbledhja DITA 27 – Pjesa e dyt ( 2 ) Added by user: admin Date: 28.02.2010 (16:41) Description: Big Brother Albania 3 – Permbledhja DITA 27 – Pjesa e dyt ( 2 )

Read the original:
BigBrother Albania 3 – Big Brother Albania 3 – Permbledhja DITA 27 – Pjesa e dyt ( 2 )

Popularity: 1% [?]

Powered by Yahoo! Answers